Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, doli në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë ku u miratua buxheti i vitit 2026 ndonëse nuk dihet nëse do ta shqyrtojë Kuvendi në situatën aktuale dhe ku gjithashtu njoftoi për rritje të pensioneve e shtesave.
Për këto të fundit, Kurti shfrytëzoi edhe konferencën për të përsëritur ato që tha në mbledhje dhe për të promovuar ato.
Kurti tha se propozim-buxhetin e bëjnë çdo vit në tetor dhe se të njëjtën e kanë bërë edhe sivjet.
“Në çdo vit, në bazë të ligjit, 31 tetori është afati i fundit për të miratuar buxhetin në qeveri. Ne e bëjmë në muajin tetor. Kjo s’është ndonjë risi për propozim-buxhetin”.
I pyetur se si do të mund të kalojë ky buxhet pa qeveri funksionale, Kurti tha se arma e tij është “racionaliteti”.
“Sa i përket konsensusit, unë i thërras logjikës dhe racionalitetit. Konsensusi nënkupton logjikë ku vlejnë aspektet universale të menduarit dhe në anën tjetër racionalitetit ku ne bashkërisht shpresoj që do të mund ta kemi një situatë ku në Kuvend, meqenëse kemi Kuvend të konstituuar, ky buxhet i rritur dhe i mirë do të kalojë në legjislaturën e nëntë. Prandaj, s’kam armë tjetër për të arritur konsensus përveçse logjikës dhe racionalitetit



Të tjera
Lajme Opinione
“Kosova pa rrymë dhe pa ujë”, Hamiti: Kosova jo që nuk doli prej demagogjisë së Kurtit, por u rikurthua me votë
Anëtari i Kryesisë së LDK-së,
Aktuale
Rinumërimi i votave vazhdon, këto janë përditësimet e fundit të KQZ-së
Në Qendrën e Numërimit dhe
Lajme
Edhe Abdixhiku takon të dërguarin e BE-së: Bashkimi Evropian të vazhdojë angazhimin dhe mbështetjen për Kosovën
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku,