Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e dytë të vitit 2025. Sipas të dhënave të prezantuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, çmimet e prodhimit pësuan ngritje për 4,1% ndërmjet tremujorit të dytë të vitit 2025 (prill, maj, qershor).
Sipas ASK-së, rritje më e madhe prej 16,7% vërehet te energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondiciunuar.
“Çmimet e prodhimit në Kosovë patën një ngritje prej 4,1% ndërmjet TM2 2025 dhe TM1 2025. Ngritjet më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (16,7%)” – thuhet në njoftimin me të dhëna të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Rritja e çmimeve në sektorë të tjera, sipas të dhënave të ASK-së:
Shtypja dhe riprodhimi i mediave të incizuara (9,3%); prodhimi i veshjeve (6,7%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (4,2%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (2,5%); prodhimi tjetër p.k.t. (1,9%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (1,6%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (1,4%); përpunimi i produkteve ushqimore (0,8%); nxjerrja e xehes së metalit (0,3%); prodhimi i pajisjeve elektrike (0,3%); prodhimi i tekstilit (0,2%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (0,1%).

Në prill të vitit 2025, ZRrE kishte njoftuar për ngritjen e çmimit të rrymës prej 16%. Po ashtu, ZRRE kishte marrë vendim që nga 1 qershori 2025, të gjitha bizneset e mëdha më nuk do të furnizoheshin me energji përmes tarifave të rregulluara, por duhet të gjenin vetë furnizuiesin e tyre në tregun e lirë.
Zbatimi i këtij vendimi, do të sillte një seri protestash në Kosovë nga bizneset si dhe më 1 qershor, ishin shkyçur nga energjia elektrike disa sosh.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet