Drejtori i Infrastrukturës në Prishtinë, Sokol Havolli, ka akuzuar Ministrinë e Kulturës, se sot ka bllokuar punimet në një punishte në kryeqytet, në rrugën ‘’Qamil Hoxha’’, siç ka thënë ai me ‘’urdhra politik, pa asnjë bazë ligjore’’
Në postimin e tij, Havolli ka thënë se ai ka kërkuar inspektorit që të paraqes dokumentin e vendimit të Ministrit për asetet në mbrojtje; dhe, ka kërkuar po ashtu ‘‘përgjigje se pse asetet, sikur që e kërkon ligji nuk jane të regjistruara në sistemet adekuate me të cilat funksionojnë Komunat dhe institucionet qendrore?’’.
Postimi:
Nga shteti ligjor në shtet policor!
Sot, inspektorët e Ministrisë së Kulturës, e me urdhëra politik, pa asnjë bazë ligjore, bllokuan edhe një punishte në Kryeqytet, në rrugën Qamil Hoxha.
Kënaqësinë të jashtëzakonshme përjetoi ky inspektori në realizimin e dëshirës së shefit të tij, i rrethuar me mbrojtje policore.
Me kujdes dhe në prezencë të zyrtarëve policorë i kërkova inspektorit që të më paraqes dokumentet si në vijim:
1. Vendimin e Ministrit për asetet në mbrojtje (nuk ekziston fare vendimi, kontrolloni vet web-faqen e Ministrisë).
2. Kërkova po ashtu përgjigje se pse asetet, sikur që e kërkon ligji nuk jane të regjistruara në sistemet adekuate me të cilat funksionojnë Komunat dhe institucionet qendrore?
Natyrisht, s’ka përgjigje, por ka akuza politike nga inspektori, sepse po zbaton urdhëra politike.
Një përgjigje veç ua dha qytetarëve të Prishtinës ky person: i ndali punimet sepse muj! Mundet sepse e keqpërdorin Policinë. E kështu, e kthejne shtetin ligjor në shtet policor. /GazetaExpress



Të tjera
Lajme
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Importet e gazit të Irakut nga
Lajme
Rrjeti i fajdes në Prizren: 700 mijë euro dëm, Policia shpall në kërkim këta persona
Policia e Kosovës, ka shpallur në
Aktuale
EWB: Draft-raportet e PE për Kosovën dhe Serbinë theksojnë krizat politike në të dyja vendet
Draft-raportet mbi Kosovën dhe Serbinë iu