Sulmet e partisë në pushtet ndaj Listës Serbe po vlerësohen si të gabueshme. Përfaqësuesit e partive politike shqiptare dhe serbe mendojnë se VV-ja me veprimet e saj po e fuqizon subjektin politik serb.
Veprimet e VV-së ndaj Listës Serbe në KQZ dhe në Kuvendin e Kosovës, sipas tyre, po e rrisin mbështetjen e serbëve ndaj kësaj partie.
Kështu mendon edhe nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Në profilin e saj në “Facebook”, Bajrami ka shkruar se politika korruptive të Albin Kurtit arriti ta faktorizojnë Listën Serbe.
“Politika korruptive e Albin Kurtit arriti ta faktorizojnë Listën Serbe, duke e bërë aleate në bllokimin e institucioneve për një pozitë krejtësisht të parëndësishme në Kryesinë e Kuvendit. Rrallë kush e di se kush ka qenë nënkryetar Listës Serbe në kryesinë e Kuvendit prej se ekziston ky institucion. Por është fakt se me Albinin në qeveri kjo parti ka 9 deputetë në Kuvendin e Republikës, pavarësisht akuzave që askush nuk i mohon institucionet e udhëhequra nga Albin Kurti dhe njerëzit e tij kanë miratuar pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka shkruar Bajrami.
I të njëjtin mendim është edhe deputeti serb, Nenad Rashiq, i cili është aleat i Albin Kurtit.
Ai ka vlerësuar se tentativa e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe e ka ndihmuar këtë subjekt politik.
“Duhet të kuptohet se KQZ në atë përbërje është nominnuar nga radhët e partive politike kështu që më shumë ka peshë politike sesa juridike. Si politikan jam dhe kam qenë kundërshtar i Listës Serbe dhe me gjithë qejf kisha dashur që t’i fitoj ata, por kjo është një mënyrë që përfiton, prolongon dhe i jep Listës Serbe një popullaritet më të madh se kinse janë të penguar, kinse të bllokuar, kinse dikush iu bën diskriminime”, ka thënë Rashiq.
Ai ka thënë se nuk është pro këtyre metodave të VV-së.
“Prandaj, e përdorin atë vendim që të viktimizohen dhe t’i ftojnë serbët të votojnë më shumë për ata, ku bëjnë ankesa të ndërkombëtarët.
Prandaj unë nuk jamë për këto metoda, sepse në fund të fundit nuk janë në frymën e një sistemi demokratik në esencë”, është shprehur ai.
Ai është shprehur i bindur se Lista Serbe po përfiton nga veprimet e VV-së.
“Nuk kisha vepruar në këtë mënyrë, kur Lista Serbe përfiton kur i japin material ku mund të flasin në media, ta dramatizojnë me qëllim dhe në fund të fundit vendimi, sipas meje dhe organeve që vijnë nga KQZ, do të mundësohet pjesëmarrja e tyre”, ka thënë Rashiq.
Kurse, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Lista Serbe përfiton kur sulmohet nga shqiptarët.
“E vërteta është që, Lista Serbe fiton kur e sulmojnë ne shqiptarët, e barrikadojmë dhe s’ka pluralizëm mes serbësh. Kur e sulmojnë ne, ia rrisim votën. Kur Kurti i sulmon ua rritë votën. Kjo është marrëveshje e Kurtit me ta me ua rritë votat. Në të njëjtën kohë, sa herë që sulmohen ata, veç barrikadohen dhe nuk fitojnë serbët pro Kosovës, por çetnikët fitojnë që janë ashtu siç janë. Ky e bën për votë. Ky e ka veç për votë”, ka thënë Haradinaj.
Të tjera
Lajme
Kurti nis fushatën, rilexon “programin” e para 9 shkurtit
Albin Kurti, deputet i Lëvizjes
Aktuale
Ministrat të konstatuar jolegjitimë, pengesë për të ballafaquar krizën në rritje të kostos së jetesës
Ekonomia e Kosovës po rrëshqet drejt
Aktuale
Vazhdon operacioni për gjetjen e 70-vjeçarit të zhdukur nga Ujmira
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH)