Më 16 shtator, në Bruksel do të mbahet konferenca e gjashtë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, që pritet të shënojë hapin final zyrtar të hapjes së të gjithë kapitujve të negociatave për anëtarësim.
Burime diplomatike konfirmuan për mediat shqiptare se ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së kanë miratuar me unanimitet pozicionin negociues të Shqipërisë për grup-kapitullin e pestë: Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni. Ky është grup-kapitulli i fundit në procesin negociues, duke i hapur rrugë vendit tonë drejt fazës përmbyllëse të integrimit.
Deri më tani, Shqipëria ka hapur katër grup-kapituj: Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm, si dhe Konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Kapitujt e fundit përfshijnë çështje të ndërlidhura me transportin, energjinë, mbrojtjen e mjedisit dhe politikat klimatike.
Në korrik, Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, vlerësoi progresin e Shqipërisë, duke deklaruar:
“Shqipëria ka hapur tre grup-kapituj vetëm në gjashtë muajt e fundit. Me këtë ritëm, jam e bindur se deri në vjeshtë do të festojmë së bashku hapjen e grup-kapitullit të fundit.”



Të tjera
Lajme Opinione
I;ir Mirena: Edhe karikatura socialiste e Albin Kurtit, nese ka jete politike, ka me deshtu…
Opinion ng Ilir Mirena, gazetar Nuk
Aktuale
Aksident fatal në Fushë Kosovë: Ndërron jetë këmbësori 85-vjeçar pas goditjes nga vetura
Një aksident i rëndë komunikacioni, i
Aktuale
Vuçiq ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë duke e favorizuar haptas Listën Srpska
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në