Pamje të shpërndara në rrjete sociale kanë befasuar përdoruesit, duke shfaqur një skenë të rrallë përgjatë kufirit mes Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, ku sipërfaqe të tëra toke janë mbuluar nga bora.
Pamjet, të publikuara në platformën X, janë filmuar nga një veturë që lëviz përmes një peizazhi krejtësisht të bardhë, duke krijuar një kontrast të fortë me imazhin e zakonshëm të rajonit, i njohur për temperatura të larta dhe terren shkretëtiror.
Në video, automjeti përparon pa ndalesë nëpër borë, duke nxjerrë në pah përmasat e mëdha të terrenit të ngrirë, një dukuri që rrallëherë shihet në këtë pjesë të botës.
Sipas raportimeve të Khaleej Times, pjesë të shkretëtirës arabe janë përfshirë nga reshjet e borës edhe në Arabinë Saudite dhe Katar. Po ashtu, gjatë javës së kaluar, Lindja e Mesme është përballur me reshje të dendura shiu në disa zona të rajonit.
Ndërkohë, banorët në Arabinë Saudite janë shprehur të entuziazmuar nga kjo dukuri e pazakontë, duke e shijuar borën si një pamje të rrallë në peizazhin tipik të shkretëtirës.
Në rrjetet sociale kanë qarkulluar dhjetëra video dhe fotografi të ngjashme, që dokumentojnë këtë fenomen të rrallë natyror.



Të tjera
Aktuale
Spiropali: Kosova është prioritet absolut i politikës së Jashtme të Shqipërisë
Ministrja e Punëve të Jashtme e
Lajme
Fenomeni i rrallë “shi i kuq”, çfarë pritet të ndodhë në qiell?
Mbretëria e Bashkuar pritet të përjetojë
Aktuale
Gjermania anulon mbi 8,200 leje qëndrimi: 661 prej tyre ishin shqiptarë
Autoritetet gjermane anuluan 8,232 leje qëndrimi