Një autobus nga Kosova po raportohet se është aksidentuar në Gjermani.
Siç raportojnë mediat gjermane, transmeton “Zëri”, autobusi goditi rimorkion e një kamioni në autostradën A8 pranë Irschenberg.
Mediat gjermane raportojnë se nga ky aksident të paktën 30 persona kanë mbetur të lënduar, me ç’rast edhe autostrada A8 në drejtim të Munihit është bllokuar për dy orë.
Siç bëhet e ditur, kamioni me rimorkio po drejtohet nga një polak 46-vjeçar, kurse autobusin nga Kosova po e drejtonte një shofer 49-vjeçar nga Sllovenia.
Sipas Policisë, në autobus kanë qenë gjithsej 50 persona, të cilët ishin duke u kthyer nga Kosova.
Po ashtu, sipas Policisë, deri te aksidenti ka ardhur si pasojë që shoferi i autobusit nga Kosova shumë vonë e ka vërejtur kamionin me rimorkio dhe pavarësisht se u përpoq të devijonte në korsinë e majtë, shmangia nga aksidenti ka qenë e pamundur.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet