Analisti politik Shkëlzen Maliqi, ka komentuar skenën politike pas certifikimit të subjekteve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke dhënë parashikimin e tij për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Maliqi vlerëson se NISMA Socialdemokrate është pothuajse e pamundur të kalojë pragun zgjedhor.
“Nuk kalon, shumë vështirë me kalu vetë NISMA sepse i ka vetëm 2–3%”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë se AAK-ja qëndron më mirë, megjithëse jo pa rrezik.
“AAK-ja ka gjasë me kalu sepse ka shtrirje, eventualisht ka gjasa me kalu pragun, rrezikohet ngapak edhe pse zgjedhjet lokale dhe qendrore dallojnë”, u shpreh Maliqi.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje pritet të humbasë një pjesë të konsiderueshme të votave të vitit 2021.
“VV ka me rënë edhe pak sepse nuk janë ato votat e 2021 që ia ka sjellë Vjosa dhe Guxo; i ka humbur 5–6 përqind në zgjedhjet e shkurtit të këtij viti,” tha ai, duke shtuar se ka pakënaqësi edhe brenda partisë.
“Edhe vetë brenda VV-së ka të pakënaqur… s’ka mbetur askush nga të parët e VV-së. Janë rreth 38% sipas një ankete që kam parë, i humbin edhe 7 deputetë, mund të dalin të parët,” theksoi Maliqi, për FrontOnline.
Ai shtoi se sondazhet aktuale tregojnë ngritje për opozitën.
“Sipas anketës rritje ka edhe PDK edhe LDK,” u shpreh ai.
Maliqi foli edhe për ndikimin e votës së diasporës, duke kundërshtuar idenë se ajo i përket pothuajse tërësisht Vetëvendosjes.
“Deri diku ndikon diaspora, por jo aq shumë… po mendohet se gjithë diaspora janë LVV. Ajo ka punu pak më shumë, por s’e ka disponimin. Ka njerëz edhe nga diaspora që i votojnë partitë tjera,” tha ai për FrontOnline.
Sipas tij, ndikimi i kësaj vote nuk është vendimtar:
“Votat e tyre janë 2–3% plus-minus, pra s’janë vendimtare. Nuk është aq e sigurt, por është propagandë dhe bindje se krejt diaspora është LVV”.



Të tjera
Uncategorized
Betflag live casino: tutto ciò che devi sapere per iniziare a giocare
In questo articolo esploreremo il mondo
Aktuale
Zgjedhja e Presidentit: Sa deputetë duhet të jenë në sallë, sa të votojnë
Vjosa Osmani po kërkon mandatin e
Aktuale
Kurti s’jep sinjale se do ta takojë Haradinajn për çështjen e Presidentit
Kryeministri, Albin Kurti, nuk ka dhënë