Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për herë të parë në Kosovë ka filluar aplikimin e shenjëzimit të njohur si “Kutia e Verdhe” (Yellow Box Junction)
Kjo po bëhet në rrugën ‘’Agim Ramadani’’ në qytetin e Prishtinës. E sipas Drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci kushdo që nuk e respekton këtë mund të gjobitet deri në 80 euro.
“Të gjithë shoferët janë të obliguar që: Të mos hyjnë në këtë zonë nëse nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të përfunduar kalimin e udhëkryqit! Të shmangin çdo ndalim brenda kësaj zone, me qëllim të mos bllokohet trafiku! Shkelësit e këtij rregulli do të ndëshkohen me gjoba deri në 80 euro”, ka thënë drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, në një video që e ka publikuar në Facebook, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama./



Të tjera
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga
Lajme
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet të mbajë mot