Reshjet e shiut vazhdojnë gjatë natës në vend, me kalimin në ditën e shtunë. Deri nga mesdita e së shtunës pritet të pushojnë, mirëpo vranësirat do të dominojnë qiellin mbi vend. Pasdite aty-këtu mund të ketë ndonjë rrebesh të shkurtër shiu.
Temperaturat minimale zbresin në 8C e 10C, derisa maksimalet shkojnë deri në 12C e 14C. Fryn e erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 4-9m/s.
Intervale me diell po parashihen fillimisht ditën e diel, mirëpo gjatë mbrëmjes sërish të reshura shiu përfshijnë vendin.
Temperaturat shënojnë një rritje deri në 15C. Më shumë vranësira e të reshura shiu parashihen edhe për ditën e hënë, që vazhdojnë me kalimin në ditën e martë. Vranësirat largohen ditën e martë, kur mund të ketë intervale me diell. Vranësirat dominojnë përgjatë ditës së mërkurë, me ç’rast edhe temperaturat maksimale zbresin deri në 10C, e ato minimale nga 8C e 9C, zbresin në 4C. Erëra juglindore fryjnë ditën e diel, të lehta dhe mesatare 2-7m/s, e nga dita e hënë ndryshojnë drejtimin në veriore e verilindore.



Të tjera
Aktuale
Nis senaca për presidentin: Konjufca përballë Kollqakut, që të dy të Vetëvendosjes
Kosova ka hyrë në ditën
Lajme
Abdixhiku me ironi: Kushtetuta ndërrohet natën, besomëni s’ka bereqet
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka
Aktuale
Nis seanca për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit
Kosova ka hyrë sot në