Drejtori i Sigurisë dhe Emergjencave në Prishtinë, Lulzim Fushtica ka folur për shembjen e rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë.
Ai përsëriti se shkaku i shembjes së tokës do të kuptohet nga hetimet e organeve kompetente, transmeton Klankosova.
Sikur mbrëmë, kur kryetari Përparim Rama e bëri të ditur se disa inspektorë janë pezulluar, njësoj edhe sot tha edhe Fushtica.
“Inspektorët u pezulluan për shkak të hetimit, që të shikohet nëse realisht ka pasur lëshim në monitorim të punës së mbikëqyrjes së këtyre inspektorëve gjatë punimeve”, u shpreh Fushtica në Klan Kosova.
Të dielën, në terren dolën policia dhe ekipet e KEDS, ujësjellësit të Prishtinës dhe inspektorët e ndërtimit.
Në këtë rrugë dhe disa të tjera është ndërprerë energjia elektrike dhe uji, megjithëse nuk është bërë evakuimi i banorëve.



Të tjera
Aktuale
Maqedonci e quan vendimin historik për Kosovën, FSK-ja drejt misionit në Gazë
Sot, në mbledhjen e shtatë të
Lajme Sport
Kjo është agjenda e Kosovës para ndeshjes së madhe me Turqinë
Kombëtarja e Kosovës do të përballet
Aktuale
Kurti paralajmëron diskutime për Presidentin
Kryeministri Albin Kurti tha se nuk