Presidentja Osmani e ka pritur të hënën në takim shefin e Zyrës së BE;së në Kosovë estonezin Aivo Orav.
Sipas një njoftimi t lëshuar nga Presidenca dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar situatës aktuale politike.
“Në fokus të takimit ishte çështja e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, hapat e mëtejmë, ndikimi i moskonstituimit në proceset e rëndësishme për vendin, si dhe në raportet me Bashkimin Evropian” theksohet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se Osmani gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e heqjes së masave të BE’së ndaj Kosovës dhe ka kërkuar që BE ta trajtojë aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat.
Njoftimi i plotë
Presidentja Osmani priti në takim, shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Aivo Orav
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin diskutoi rreth situatës aktuale politike në vend dhe zhvillimeve të fundit.
Në fokus të takimit ishte çështja e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, hapat e mëtejmë, ndikimi i moskonstituimit në proceset e rëndësishme për vendin, si dhe në raportet me Bashkimin Evropian.
Presidentja Osmani dhe Ambasadori Orav diskutuan gjithashtu për një sërë çështjesh që ndërlidhen me raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, ku Presidentja ritheksoi rëndësinë e heqjes së plotë të masave të padrejta ende në fuqi, si dhe të trajtimit të aplikacionit të Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat.



Të tjera
Aktuale
VV në mbrojtje të shkeljes që bëri, sulmon Kushtetuesen
Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës
Aktuale
Plakolli i LDK-së: Peci s’na e pranoi një emër për drejtor me këtë arsyetim
Kreu i Degës së LDK-së në
Aktuale
Rizvanolli kërkon sakrificë: Blloqet duhet të ndalen për disa muaj
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane