Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje për ndaljen e retorikës nxitëse nga zyrtarët serbë ndaj institucioneve të Kosovës, duke kërkuar që Serbia të tregojë lidership për uljen e tensioneve në Ballkanin Perëndimor, shkruan Gazeta Sinjali.
Në adresimin e tij më 26 maj para Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Rutte reagoi ndaj përfaqësuesit serb duke e quajtur të padobishëm përdorimin e termave si “regjimi në Prishtinë”, të cilat sipas tij nuk kontribuojnë në qetësimin e situatës. “Nuk funksionon. Serbia është vendi më i madh në rajon dhe kemi nevojë për lidershipin e saj. Por ju lutem, përmbahuni nga kjo retorikë”, tha ai.
Rutte theksoi rëndësinë e Forcës së NATO-s në Kosovë – KFOR, duke e cilësuar atë si faktor kyç për stabilitetin rajonal. Ai garantoi se aleanca do të sigurojë që KFOR-i të jetë gjithmonë i përgatitur dhe i pajisur me të gjitha kapacitetet e nevojshme, pa konfirmuar nëse pritet rritje apo ulje e trupave.
Shefi i NATO-s rikujtoi gjithashtu takimin e fundit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes përgjegjës të autorëve të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit dhe incidenteve të tjera të ndodhura gjatë vitit 2023.



Të tjera
Showbiz
Koha kur Benita s’kursente veten për poza provokative
Njëra ndër banoret më të përfolura
Ekskluzive Lajme
1 vit nga vrasja makabre e të riut nga Ferizaj, vetëm një seancë gjyqësore deri tani
Janë bërë një vit që kur
Aktuale
1 muaj kohë për presidentin e ri, Haradinaj ‘‘sfidon’’ Osmanin e ‘‘pasigurt’’
Deri me 4 mars Kosova duhet