Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të vizitojë Ballkanin Perëndimor nga data 12 deri më 16 maj 2025, ku do të takohet me liderët e rajonit dhe do të jetë bashkëorganizator i Samitit të Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Tiranë.
Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, Costa do të qëndrojë në Prishtinë më 14 maj, ku është planifikuar të zhvillojë një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Sipas agjendës së publikuar, ai do të takohet me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor – përfshirë presidentë dhe kryeministra të vendeve të rajonit, përveç Albin Kurtit, për të diskutuar çështje me interes të përbashkët.
Një nga pikat kryesore të vizitës do të jetë Samiti i Komunitetit Politik Evropian, që do të zhvillohet më 16 maj në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
Ky samit pritet të mbledhë liderët e vendeve të kontinentit, nën temën: “Evropa e Re në një Botë të Re: Bashkim – Bashkëpunim – Veprim i Pajtueshëm”, me fokus të veçantë në sigurinë dhe koordinimin e politikave mes vendeve anëtare dhe jo-anëtare të Bashkimit Evropian.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite