Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DAD) ka publikuar një listë të shteteve me të cilat Shtetet e Bashkuara kanë bashkëpunuar për ekstradimin e personave të dyshuar për vepra penale, në mesin e të cilave gjendet edhe Kosova.
Përfshirja e Kosovës në këtë listë vjen pas ekstradimit të vëllezërve Ardit dhe Jetmir Kutleshi, 26 dhe 28 vjeç, të cilët ishin arrestuar si pjesë e një rrjeti të dyshuar për krime kibernetike.
Të dy janë shtetas të Kosovës dhe ishin në kërkim nga autoritetet amerikane në lidhje me një faqe të paligjshme në internet, e njohur si “Rydox”.
“Zyra e Divizionit Penal për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin Prokurorial të Jashtëm (OPDAT) gjithashtu ka ofruar ndihmë me ekstradimet nga Kosova”, thuhet në njoftimin e DAD.
Sipas Departamentit të Drejtësisë, “Rydox” ishte një faqe e përfshirë në shitjen e të dhënave personale të vjedhura, mjeteve të aksesit të paligjshëm dhe pajisjeve të tjera të përdorura për krime kibernetike dhe mashtrime financiare.
Përveç vëllezërve Kutleshi, autoritetet kishin identifikuar edhe një administrator të tretë të faqes, Shpend Sokoli, i cili ishte arrestuar në Shqipëri nga SPAK – Organi i Posaçëm Kundër Korrupsionit. Ai pritet të përballet me akuza në Shqipëri.
Në listën e vendeve me të cilat SHBA ka bashkëpunuar për ekstradime përfshihen edhe shtete si Kanadaja, Kolumbia, Gjermania, ndërsa përfshirja e Kosovës vlerësohet si një hap i rëndësishëm në bashkëpunimin ndërkombëtar kundër krimit të organizuar dhe kibernetik.



Të tjera
Aktuale
Ish-ambasadori holandez: Nëse ka proces të drejtë, ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm
Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, ka zhvilluar
Aktuale
Policia kërkon ndihmë për kapjen e një qytetari, dyshohet për vjedhje të rëndë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën
Aktuale
Dogana asgjëson qindra pako me shamponin e njohur në treg, ishte i falsifikuar
Dogana e Kosovës ka asgjësuar një