Presidenti Donald Trump njoftoi sot se Shtetet e Bashkuara kanë kryer një sulm masiv ajror ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, përfshirë kompleksin thellësisht të fortifikuar Fordow, qendrën e pasurimit të uraniumit Natanz dhe strukturat strategjike në Isfahan.
Mes tjerash, Trump shkroi: “Ne kemi përfunduar me sukses të madh sulmin tonë ndaj tre objekteve bërthamore në Iran… Një ngarkesë e plotë me BOMBA është hedhur në objektivin kryesor, Fordow.”
Video:
Pse ky sulm u realizua nga SHBA-ja dhe pse Izraeli nuk mund ta kryente vetë?
Fordow nuk është thjesht një ndërtesë. Është një fortifikim nën mal, i ndërtuar thellë nën sipërfaqe, pikërisht për t’u mbrojtur nga çdo sulm ajror konvencional.
Vetëm një armë në arsenalin amerikan ka fuqinë për ta goditur: Massive Ordnance Penetrator – ose siç njihet ndryshe, MOP.
Kjo bombë kolosale, 13 mijë e 600 kg e rëndë, është projektuar për një qëllim të vetëm: shkatërrimin e bunkerëve më të thellë në planet.
Ajo mund të depërtojë deri në 60 metra shkëmb, dhe përdor një sistem të avancuar GPS me fitil të vonuar, duke u siguruar që shpërthimi të ndodhë pikërisht kur ajo ka arritur në thellësinë optimale.
Nuk ka avionë të zakonshëm që mund ta bartin. Vetëm B-2 Spirit, bombarduesi amerikan i padukshëm, është i aftë të kryejë një mision të tillë – duke hyrë thellë në hapësirën ajrore armike dhe duke lëshuar ngarkesën me precizion kirurgjikal.
Siç njoftoi vetë presidenti Trump, sulmi ndaj Fordow përfshiu shumë bomba MOP, të përdorura në seri për të krijuar efekte sizmike që thyejnë strukturën nga brenda.
Për vite me radhë, Izraeli është përpjekur ta ndalojë programin bërthamor iranian, por nuk ka poseduar kurrë as armët, as avionët për të goditur thellësitë ku ndodhen këto objekte. Prandaj, ka qenë gjithmonë i varur nga SHBA-ja për një goditje të kësaj natyre.
Presidenti Trump e përfundoi deklaratën e tij me fjalët: “Nuk ka një ushtri tjetër në botë që mund ta kishte bërë këtë. Tani është koha. perr paqe.



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make