Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se SHBA në këto dy dekada të fundit ka ndërprerë ose pezulluar partneritete me katër vende: Kinën, Rusinë, Gjeorgjinë dhe Kosovën.
Ai tha se vendimi i sotëm i SHBA-së për pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik me Kosovës dhe renditja e saj në listë me këto vende, përveç mesazhit diplomatik që jep, është “alarm i madh për kredibilitetin ndërkombëtar të vendit”.
“Në gati dy dekada të ekzistencës së mekanizmit të “dialogut strategjik”, SHBA-të e kanë pezulluar apo ndërprerë atë vetëm me katër shtete:
1. Kinën
2. Rusinë
3. Gjeorgjinë
4. Kosovën
Renditja e Kosovës në të njëjtën listë me Rusinë e Kinën, përveç se është mesazhi më i ashpër diplomatik nga SHBA-të, është edhe një alarm i madh për kredibilitetin ndërkombëtar të vendit”, ka shkruar Cakolli.
SHBA mori këtë vendim për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë të Albin Kurtit.



Të tjera
Aktuale
Plakolli i LDK-së: Peci s’na e pranoi një emër për drejtor me këtë arsyetim
Kreu i Degës së LDK-së në
Aktuale
Rizvanolli kërkon sakrificë: Blloqet duhet të ndalen për disa muaj
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane
Lajme
Pse doli emri i Behgjet Pacollit në dosjen Epstein? Kastriot Fetahaj jep shjegimin e tij
Eksperti i sigurisë kibernetike Kastriot Fetahaj