Ferat Shala, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur për qëndrimin e subjektit në të cilin bënë pjesë pas mbledhjes së kryesisë që patën sot, ku u tha se zgjidhja më e mirë për vendin është formimi i një qeverie të re, e përbërë nga partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë.
Në emisionin DPT Fidani, Shala ka pohuar se PDK është e gatshme që të flasë për të gjetur alternativa për të formuar institucionet e vendit.
“Kryesia e PDK-së ka dalë me qëndrim zyrtar, tashmë qëndrimi është publik, jemi për të vazhduar dialogun për të vazhduar, për të gjetur rrugë alternativë dhe për të themeluar institucionet e Kosovës”.
“Institucione të cilat në realitet janë të domosdoshme dhe jetike për funksionimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Fatkeqësisht të gjitha këto po vonohen si rezultat i një mazhorance, e cila ka dalë e para në zgjedhje, por që nuk e ka shumicën e që po i vonin paarsyeshmërisht në pafundësi krijimin e institucioneve të shtetit”, ka thënë Shala. /Klankosova.tv



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite