Një 35 vjeçar me shtetësi italiane, i cili raportohet të jetë shqiptar, është arrestuar në pikëkalimin kufitar të Merdares, pasi të njëjtit i është gjetur në bagazhin e automjetit një fanellë me simbolet e UÇK-së.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë, E.E, po udhëtonte me automjet të tipit Pezho dhe po hynte në territorin e tyre nga drejtimi i Kosovës.
Mediat serbe raportojnë se atij i është caktuar masë e ndalimit deri ne 48 orë mbi pretendimet për nxitje të urrejtjes.
Kjo ministri megjithatë nuk ka specifikuar nëse arrestimi ka ndodhur para ose pas ndeshjes së futbollit mes përfaqësuesve të Serbisë dhe Shqipërisë, e cila përfundoi me rezultatin 1:0 për Shqipërinë.



Të tjera
Aktuale
Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit
Çmimet e naftës ranë ndjeshëm dhe
Aktuale
Sky News: Cili është plani me 10 pika i Iranit?
Donald Trump mbrëmë ka thënë se
Aktuale
Armëpushimi dyjavor, Trump: Ditë e madhe për paqen botërore
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se