Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, të premten kanë arrestuar personin me inicialet R.D, nën dyshimin për krime lufte gjatë luftës në Kosovë.
Policia e Kosovës në raportin e sotëm ka thënë se ai dyshohet se kreu krime lufte kundër popullatës civile në komunën e Vushtrrisë në vitin 1999 dhe se ai ka marrë pjesë në vrasjen e 71 civilëve shqiptarë.
Policia tha se ai dyshohet se veprën e ka kryer në grup si zyrtar i mobilizuar me njësi të përbëra nga MUP-i serb.
“Komuna Vushtrri 22.05.1999. Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, më 12.09.2025 pas një pune operative, është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë luftës në Kosovë 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë. Vepra penale është kryer gjatë periudhës kohore 22 maj 1999, duke vepruar në grup dhe të organizuar si zyrtar i mobilizuar me njësi të përbëra nga MUP serb, ka marrë pjesë në privimin nga jeta-vrasjen e 71 civilëve shqiptarë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Prokuroria Speciale dje tha se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, është duke ndërmarrë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe legjislacionin në fuqi.



Të tjera
Aktuale
Cakolli: Përbërja e KQZ-së reflekton numrin e Grupeve Parlamentare jo të deputetëve
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë
Aktuale
Sulmet izraelite ndaj Libanit janë ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit, thotë presidenti iranian
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,