Dy persona janë arrestuar të martën mbrëma në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të “Falsifikimit të parasë”. Arrestimi është bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, pas një operacioni të organizuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës.
Të dyshuarit, me inicialet S.T. dhe A.Th., janë ndaluar në një veturë gjatë operacionit policor, ku pas kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 40 mijë euro të falsifikuara. Sipas testimeve fillestare, paratë rezultuan të jenë false.
Operacioni është zhvilluar pas hetimeve disa mujore dhe në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Pas ndalimit të të dyshuarve, policia ka kryer kontrolle edhe në dy lokacione të tjera: në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të banimit të tyre.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se në koordinim me Policinë e Kosovës po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet