Opinionisti Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Ai u shpreh se është bërë Kushtetuta si “llastiku”, duke thënë se po e bëjnë veten lojtarë politik.
Ndërkaq, duke iu referuar deklaratës së kryeparlamentares Albulena Haxhiu, Sejdiu tha se VV do të dëegojë sërish pyetje në Kushtetuese.
“E kemi bërë Kushtetutën si llastikun. Këta janë duke e bërë veten lojtarë politik dhe jo për fajin e tyre. Çohen secilën telashe që s’din me zgjidh, këta çohen e pyesin “çka po thu ti”. Jo pse kanë me marrë fort parasysh, se prapë kanë me çu ndonjë pyetje në Gjykatë Kushtetuese, sepse sonte Albulena na tregoi çka ka me ndodh”.
“Sonte na tha “krejt afatet ligjore, mundësitë ligjore kam me i shterr derisa e zgjedhin Presidentin tonë, ky ishte mesazhi politik”, tha ai.



Të tjera
Lajme
E trishtë | Gjendet i djegur një person në një fushë në Vushtrri
Një ngjarje e rëndë dhe e
Sport
Kosova dhe Shqipëria sot kërkojnë hapin drejt Kupës së Botës
Kombëtarja e Kosovës do të përballet
Aktuale
Qeveria pa veprim për lehtësimin e barrës së qytetarëve nga shtrenjtimi i naftës
Hiç kufizimit të fitimit për kompanitë,