Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se bllokimi i zgjedhjes së kryetarit të kuvendit paraqet situatë të pazakonshme institucionale dhe politike. Ai shton se ngërçi i krijuar e paralizon jetën parlamentare dhe e pengon formimin e qeverisë së re.
“Bllokimi i zgjedhjes së kreut të Kuvendit të Kosovës paraqet një situatë të pazakonshme institucionale dhe politike. Pas më shumë se 21 tentimeve të pasuksesshme, Kuvendi vazhdon të jetë jo-funksional, çka e paralizon jetën parlamentare dhe pengon formimin e qeverisë së re.”
Sipas Sejdiut, gjendja e krijuar po reflekton mungesë të konsensusit politik dhe gatishmërisë për kompromis.
“Kjo gjendje po reflekton mungesë të konsensusit politik dhe gatishmërisë për kompromis, duke dëmtuar drejtpërdrejt stabilitetin institucional dhe besimin e qytetarëve në procesin demokratik.”
Ai shton se është urgjente që pozita e opozita të angazhohen në dialog serioz për të arritur një marrëvshje.
“Është nevojë urgjente që pozita dhe opozita të tregojnë maturi politike dhe fleksibilitet, duke u angazhuar në dialog serioz për të arritur një marrëveshje. Bashkëpunimi ndërpartiak është çelës për zhbllokimin e situatës dhe rikthimin e funksionimit normal të institucioneve.”
Ish presidenti ka thënë se nëse kjo krizë vazhdon, rrezikohet puna e kuvendit dhe formimi i qeverisë por edhe stabiliteti politik në Kosovë.
“Nëse kriza vazhdon, rrezikohet jo vetëm puna e Kuvendit dhe formimi i Qeverisë, por edhe stabiliteti politik në vend. Pasojat mund të përfshijnë: zgjedhje të reja të parakohshme, krizë të besueshmërisë në institucione dhe dëmtim të imazhit ndërkombëtar të Kosovës. Shoqëria jonë ka nevojë për institucione funksionale dhe për angazhim të përbashkët politik që u përgjigjen pritjeve të qytetarëve për zhvillim, stabilitet dhe përparim demokratik. Vetëm përmes paqes publike, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit mund të ndërtojmë një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për vendin tonë.”



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite