Deputetët sot sërish tentojnë të zgjedhin kryeparlamentarin, teksa që nga 18 gushti ka nisur afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit.
Partitë vazhdojnë të mbesin në qëndrimet e tyre sa i përket zgjedhjes së kreut të ri të Kuvendit të Kosovës.
PDK-ja thotë se s’ka votë për asnjë kandidatë të LVV-së që ka qenë pjesë e Qeverisë të legjislaturës së kaluar.
LDK-ja vazhdon të insistojë se nuk do të votojë asnjë kandidat të LVV-së nëse nuk ka një marrëveshje për një qeveri të unitetit, raporton REL.
AAK-ja thotë se ka votë për kandidatë të caktuar të LVV-së, sikurse Glauk Konjufca, Shqipe Selimi dhe Saranda Bogujevci.
Ndërkaq, Nisma Socialdemokrate – që më herët ka mbajtur edhe negociata me LVV-në – insiston në një marrëveshje politike me LVV-së në këmbim të votës për kryeparlamentar.



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga