Deputetët e kuvendit të Kosovës kanë filluar të mblidhen në sallën parlamentare për të vazhduar me konstituimin e parlamentit.
Para fillimit të seancës, në sallë janë parë teksa bisedojnë mes vete Nenad Rashiq me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, si Memli Krasniqi e Nait Hasani.
Pas kësaj, kryetari i PDK-së së bashku me Rashiqin janë larguar nga salla bashkë për të vazhduar diskutimin mes vete.
Ndryshe, Rashiq ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se do të vetëkandidohet për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.
Procesi i konstituimit ka mbetur tek zgjedhja e nënkryetarit të kuvendit nga komunitetet jo shumicë serbe.



Të tjera
Aktuale
Cakolli: Përbërja e KQZ-së reflekton numrin e Grupeve Parlamentare jo të deputetëve
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë
Aktuale
Sulmet izraelite ndaj Libanit janë ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit, thotë presidenti iranian
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,