Nga politika e të çoroditurve në Kosovë, pak veprime kanë shkaktuar kaq shumë tronditje morale sa mënyra e ftohtë me të cilën u injorua rikandidimi i një presidenteje që për shumë qytetarë përfaqësonte stabilitet, maturi dhe dinjitet institucional. Ky nuk shihet si vendim i zakonshëm politik, por si një akt i pastër nënçmimi, një gjest që i dha goditje jo vetëm figurës së saj, por edhe besimit të atyre që e kishin mbështetur me bindje.
Për qindra mijëra qytetarë që e kanë votuar dhe e kanë parë si një prej zërave më të besueshëm të shtetit, ky injorim nuk ishte i rastësishëm. Këtë injorim ata e konsiderojnë si një shuplakë morale që u dha sinjalin se zëri i tyre nuk ka më peshë, se vota e tyre është harruar, se kontributi i tyre është fshirë dhe është harruar.
Kur pushteti harron se kush e ngriti në majë
Arroganca politike e këtij vendimi nuk shfaqet vetëm në deklarata, por edhe në qëndrime. Dhe ky gjest shihet si shembulli më i qartë i pushtetit që nuk njeh më mirënjohje, që nuk njeh më kufij. Kur aleatja më e votuar në historinë e vendit trajtohet si pengesë, jo si vlerë, atëherë problemi nuk është te ajo, por te kultura e pushtetit.
Mbështetësit e saj nuk janë thjesht të zhgënjyer, ata janë të lënduar. Ata e kanë përjetuar këtë si tradhti morale. Sepse për ta, ajo nuk ishte vetëm presidente, ishte simbol i një politike të matur, të qetë, të respektueshme. Dhe kur një simbol i tillë poshtërohet, poshtërohen edhe votuesit e saj që e kanë ngritur.
Duhet të dihet se te votuesit tanë vota është akt emocional. Është investim moral. Është besim i dhënë me zemër. Dhe kur ky besim shkelet, reagimi është i pashmangshëm. Historia e zgjedhjeve në vendin tonë e ka treguar qartë: elektorati ynë nuk fal arrogancën. Ai nuk harron. Ai e kthen zhgënjimin në votë kundër arrogancës dhe mosmirënjohjes. Ai ndëshkon pushtetin që ka harruar se kush e ngriti në majë.
Pasojat e këtij veprimi nuk do të maten sot e ndoshta as nesër. Ato do të maten në ditën kur qytetarët të kenë mundësi të flasin me votë. Dhe kur të vijë momenti, çmimi i kësaj arrogance do të jetë i lartë. Sepse në politikën e Kosovës, poshtërimi i një figure të respektuar është gjithmonë poshtërim i një elektorati të tërë dhe ai nuk do ta harrojë kurrë.



Të tjera
Lajme
Këshilltari i Kurtit: Vetëvendosje nuk ia ka borxh Vjosa Osmanit ta bëjë presidente
Këshilltari i kryeministrit Albin
Aktuale
Presidentja Osmani “nesër pritet t’i shpallë” zgjedhjet e reja
Saga me zgjedhjen e Presidentit
Bota Lajme
Bie alarmi: Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë
Më 10 shkurt të këtij