Mediumi “JusitceInfo.net”, ka raportuar për procesin e dëshmisë së James Rubin në Hagë si dëshmitar i mborjtjes. Në këtë raportim të këtij mediumi janë theksuar disa prej deklarimeve kryesore të ish-zyrtarit të lartë amerikan që ka marrë pjesë direkte në negociatat e zhvilluara në Rambuje, transmeton Express.
Në një prej pjesëve të këtij raportimi, përmendet edhe deklarata e tij për takimin në mal me ata që Rubin i ka cilësuar si “komandantët e vërtetë”, për të proceduar me demilitarizimin e UÇK-së. Sipas Rubin, aty dukej qartë që Hashim Thaçi s’kishte ndonjë fuqi vendimarrëse.
“Ata ishin burra të moshuar, rreth të 50-ave ose më shumë. Hashimi ishte një burrë i ri, si unë në atë foto [të treguar nga mbrojtja, Thaçi dhe Rubini të ulur në një divan ngjyrë kafe], duke u dukur tmerrësisht të rinj. Dhe kështu më ishte e qartë se ai nuk ishte në krye. Ai nuk kishte njohuritë, aftësitë ose autoritetin për të marrë vendime në asnjë mënyrë, formë apo formë. […] Ata i thanë çfarë të bënte. Ai nuk u tha atyre çfarë të bënin.”
Ky medium tutje tregon se mbrojtja e Hashim Thaçit, pas James Rubin dhe Paul Williams do të paraqesë edhe nëntë dëshmitarë të tjerë në Gjykatë Speciale dhe se do të kërkojë të pranohet edhe një dëshmi me shkrim.
Ekipi i Jakup Krasniqit do të ketë një dëshmitar dhe tre me shkrim, nëse do t’i lejohen nga gjykata.
Ndërsa avokatët mbrojtës të Veselit dhe Selimit kanë njoftuar në korrik se nuk kanë ndërmend të paraqesin ndonjë provë.
Një datë e parashikuar e mbylljes së çështjes së mbrojtjes është caktuar për 14 nëntor. Palët do të kenë më pas një muaj për të paraqitur dosjen e tyre përfundimtare dhe tre javë të tjera për të bërë deklaratat përfundimtare.Pastaj do t’u takojë gjyqtarëve të dalin me shqyrtimet e tyre, për të cilat kanë rreth 90 ditë.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet