Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vlerësoi sot veprimet ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit në Iran, duke thënë se ato kufizojnë aftësinë e Teheranit për të siguruar armë bërthamore dhe raketa balistike, por theksoi se Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut nuk do të përfshihet në këtë luftë.
“Është me të vërtetë shumë e rëndësishme ajo që SHBA-të po bëjnë atje, së bashku me Izraelin, sepse kjo eliminon, zvogëlon aftësinë e Iranit për të fituar aftësi bërthamore, raketa balistike”, tha Rutte, duke folur për televizionin gjerman ARD nga Brukseli.
“Nuk ka absolutisht asnjë plan që NATO të përfshihet në diçka të tillë. Aleatët individualë po bëjnë gjithçka që munden për të lehtësuar atë që amerikanët po bëjnë së bashku me Izraelin”, siguroi ai.



Të tjera
Aktuale
Shqipëria në shënjestrën e Iranit? Mediat: Do sulmojë bazën e Muxhahedinëve
Mes tensioneve në rritje në Lindjen
Lajme Showbiz
Londrimi flet hapur me cilët banorë nuk do të mbaj kontakt jashtë “BBVK”
Londrimi i ftuar në Post “Big
Aktuale
Hamza: PDK nuk e përkrah Osmanin për presidente
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha