Forcat strategjike raketore të Rusisë kanë zhvilluar stërvitje në Siberi që përfshinin lëvizje të kamufluara të raketave ndërkontinentale balistike Yars, të cilat janë në gjendje të mbajnë koka bërthamore, njoftoi Ministria e Mbrojtjes të enjten.
Ekipet ushtruan një sërë aktivitetesh, përfshirë përdorimin e kamuflazhit dhe fshehjes për të maskuar lëvizjet e raketave tokësore në terren, sipas ministrisë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Ata gjithashtu simulonin reagimin ndaj sulmeve të armikut dhe kundërveprimin ndaj armëve të sulmeve ajrore. Ministria nuk raportoi për ndonjë lëshim rakete gjatë këtyre stërvitjeve.
Rusia zhvillon rregullisht ushtrime të forcave të saj bërthamore strategjike për të testuar gatishmërinë luftarake dhe për të dërguar sinjale paralajmëruese ndaj Perëndimit, në një kohë tensionesh të larta me kundërshtarët e saj në NATO për shkak të luftës në Ukraine.



Të tjera
Aktuale
Vetaksident trafiku afër Klinës, vetura përfundon në hendek (Video)
Një vetaksident trafiku ka ndodhur para
Lajme
Gjykata rrëzon kërkesën e Thaçit për ndalimin e materialeve shtesë
Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara
Aktuale
Kuvendi miraton një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare në vlerë prej miliona eurosh
Ligjvënësit kosovarë i kanë ratifikuar të