Berat Rukiqi nga LDK ka thënë se vendimet e sotme të marra nga qeveria në detyrë e drejtuar nga Albin Kurti, do të mbahen mend si mashtrimi më i madh financiar dhe tentativë masive për blerje votash.
Sipas Rukiqit, këto vendime vijnë nga një qeveri e paligjshme.
Postimi i plotë;
Këto dy “vendime” do të mbahen në analet e historisë qeverisëse të Kosovës si mashtrimi më i madh financiar dhe si tentativa më masive për blerje votash.
Ato vijnë nga një qeveri e paligjshme, që ka uzurpuar institucionet e shtetit dhe po i përdor ato për interesa të ngushta politike
Qytetarët duhet ta kuptojnë qartë: ky nuk është vendim qeveritar, është një premtim elektoral, i dhënë nga karriget e uzurpuara.
Buxhetin për vitib 2026 e miraton Qeveria e re dhe legjislatura e re, e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës.



Të tjera
Lajme
Kurti pas koncensioneve: Dhamë një dritare 12-mujore, strukturat ilegale kanë mbetur vetëm në shëndetësi e arsim
Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur
Aktuale
Apeli rrëzon vendimin e Themelores, paraburgim për tre personat që u kapën me 1 milion euro në Merdar
Gjykata e Apelit ka marrë vendim,
Lajme
Shqipëria e parafundit në Europë për lumturinë, Kosova e para në Europën juglndore
Niveli i korrupsionit dhe mungesa e