James Rubin, ish-top zyrtari amerikan, gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara, deklaroi se emërtimet si “Shtab i Përgjithshëm” dhe “Qeveri e Përkohshme” përbënin më shumë një paraqitje për publikun sesa realitet të organizuar.
Pyetur nga gjyqtarët nëse po mohon ekzistencën e këtyre strukturave, Rubin theksoi se nuk ishte kështu, por se ato ishin organizime të njerëzve në kohë lufte, që synonin të paraqiteshin “si organizim i lartë institucional”.
“Dëshirë paraqitjeje për njerëzit që ashtu po funksiononin, se kishte Qeveri të Përkohshme. Ne atë nuk e njihnim, i njihnim thjesht që po luftonin për njerëzit e tyre, ishin zonë lufte,” tha Rubin.
Ai shtoi se, në një zonë lufte, grupet që merrnin pjesë në negociata të larta shpesh paraqiteshin si një organizim i lartë me Shtab të Përgjithshëm e Qeveri të Përkohshme. “Unë po ju them që e përshkruarnin veten më shumë se që ishin… nuk deshta t’i ulë për nga rëndësia, thjesht po them që ato emërime ishin aspirata… në përshkrimin e tyre se çka deshtëm ne të të besonim, ata shpesh ekzagjoronim, ndoshta edhe unë do ta kisha bërë. Por unë si i jashtëm duhet t’i bëjë dallim. A ishin ne të gatshëm t’u japim armë organizimeve me ungesë kontrolli komandues, strukturë të organizuar, jo reale,” tha Rubin.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet