Sot në Kosovë pritet të mbajë mot stabil, me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat do të shënojnë rritje në vlerat minimale dhe ato maksimale. Minimalja pritet të zbres deri në 15 apo 14 gradë Celsius, kurse maksimalja deri në 35 gradë Celsius dhe ndoshta deri në 36 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Enjten pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Temperaturat maksimale deri në 37 apo 38 gradë Celsius në vendet më të nxehta të rajonit.
Edhe dita e premte pritet të jetë me diell dhe shumë e nxehtë. Temperaturat do të rriten edhe ndonjë gradë më shumë.
Të shtunën dhe të Dielen shumë nxehtë, por pasdite në disa rajone kryesisht malore priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Të Shtunën rrebeshe të izoluara priten në veri dhe veriperëndim të Kosovës, ndërsa të dielën në juglindje të Kosovës dhe këto pritet të ndodhin kryesisht në zonat kodrinore-malore.
Disa zhvillime mund të ndodhin edhe në viset malore të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por vazhdon vapa e fortë verore./MeteoBallkan
Të tjera
Aktuale
Si ndodhi aksidenti tragjik në Dollc të Klinës, ku humbi jetën një person dhe pesë u lënduan?
Policia e Pejës ka dhënë detaje
Aktuale
Çfarë synohej me mbylljen e Urës së Ibrit, Jamie Shea: S’ishte ideja e ndarjes së Kosovës
24 qershori 1999 shënon ditën kur
Aktuale
DASH anulon mbi 6 mijë viza studentore, Ambasada Amerikane: Shkelën ligjin dhe mbështetën terrorizmin
Departamenti i Shtetit ka anuluar më shumë