Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë bërë thirrje urgjente për vaksinim, pas rritjes së ndjeshme të rasteve me fruth në vend.
Sipas njoftimit zyrtar, nga data 5 maj deri më 22 maj 2025, në Institutin Kombëtar janë raportuar gjithsej 18 raste të mundshme apo të konfirmuara me fruth, të gjitha në persona të pavaksinuar me vaksinën MMR (Fruthi, Parotiti, Rubella).
Rastet janë regjistruar në këto komuna: Ferizaj (11 raste), Fushë Kosovë (2 raste), Shtime (2 raste), Prishtinë (2 raste) dhe Lipjan (1 rast). Grupi më i prekur është ai i fëmijëve të moshës 1 deri në 2 vjeç, me gjithsej 12 raste.
Institucionet bëjnë thirrje për vaksinim urgjent
Duke pasur parasysh rrezikun e shpërthimit të mëtejshëm të fruthit, institucionet shëndetësore i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht prindërve dhe kujdestarëve, që të sigurohen se fëmijët e tyre janë të vaksinuar sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit.
Vaksina MMR, e cila jepet në dy doza – e para në moshën 1-vjeçare dhe e dyta rreth moshës 6-vjeçare – është mënyra më e sigurt dhe efektive për të parandaluar fruthin. Vaksinimi ndihmon gjithashtu në mbrojtjen e imunitetit kolektiv dhe në parandalimin e përhapjes së virusit brenda komunitetit.
Apel për ndërgjegjësim dhe bashkëpunim
Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK nënvizojnë se bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për mbrojtjen e shëndetit publik. Çdo individ, përmes vaksinimit, kontribuon në ndaljen e përhapjes së fruthit dhe në mbrojtjen e fëmijëve dhe grupeve më të ndjeshme të shoqërisë.
Për më shumë informata apo këshilla rreth vaksinimit, qytetarët këshillohen të kontaktojnë mjekun e tyre apo të vizitojnë Qendrën më të afërt të Mjekësisë Familjare. Informacione shtesë janë gjithashtu të disponueshme në faqet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKShPK-së.
#VaksinoFëmijënTënd – për një komunitet të sigurt dhe të shëndetshëm!
Të tjera
Aktuale
KQZ nuk e certifikon Listën Srpska për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit- 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime
Lista Srpska nuk është certifikuar për
Aktuale
Supremja ia kthen Apelit për përmirësim rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut
Prishtinë- Gjykata Supreme ia ka kthyer
Aktuale
Flasin nga Komuna e Pejës, japin detaje për rastin e zyrtarit që u xhirua duke konsumuar narkotikë
Zëdhënësi për Media i Komunës së