Rritja e kamatave nga bankat – alarmojnë ekspertët

Në muajt e fundit, normat e interesit të aplikuara nga bankat komerciale në Kosovë kanë shënuar një rritje të dukshme. Kreditë për individë kanë tejkaluar kufirin prej 7-8%, ndërsa për bizneset kjo shifër ka kaluar edhe mbi 10%.

Kjo rritje lidhet ngushtë me zhvillimet ekonomike në vend dhe me faktorë institucionalë që kanë ndikuar në mënyrën se si bankat i përcaktojnë kushtet e huadhënies.

Në një prononcim për Front Online, ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, tha se rritja e kamatave është shkaktuar për shkak të inflacionit të lartë gjatë muajve të fundit.

“Rritja e kamatave u shkaktua për shkak një inflacioni pak më të lartë, në këta muajt e fundit dhe ajo e ka efektin zinxhir , pra një prej tyre është edhe rritja e kamatave,  kjo rritje e shtrenjton marrjen e kredive”, tha ai.

Shatri tha se, megjithëse bankat kanë të drejtë të rrisin normat për të ruajtur substancën e parasë së tyre, kjo rritje ka efekt negativ për ekonominë.

“Ka efekt negativ, bankat e ruajnë substancën e parasë së vet sepse nuk duhet që për shkak inflacionit ato të humbasin në proceset që i zhvillojnë monetare kreditore, ato e kanë të drejtën e vet me rrit kamatën por dëmi ju shkon bizneseve”, tha Shatri.

Njohësi i çështjeve ekonomike në Kosovë, Jakup Bellaqa, ka folur për Front Online në lidhje me situatën me normat e interesit, ai tha se normat mbeten të larta krahasuar me vendet e rajonit, me një mesatare vjetore mbi 6%.

“Në sektorin e kredive interesi, kamatat ende janë te larta në krahasim me vendet e rajonit  normat mesatare vjetore sipas burimeve statistikore diku rreth 6.38% dhe këto kredi nga bankat komerciale jepen më shumë  për konsum, rinovim, bujqësi. Ndërsa kreditë me risk më të lartë nga institucionet mikro-financiare me kamata prej 14% deri 30% varësisht prej produktit”, tha ai.

Ai tha, se kreditë me rrezik të lartë kanë kamata 14–30%, varësisht nga produkti.

“Ndërsa kreditë me risk mw tw lartw nga institucionet mikro-financiare me kamata prej 14% deri 30% varësisht prej produktit”, u shpreh ai.

Sipas Bellaqës , sektori bankar duhet të zhvillojë konkurrencë, në mënyrë që kreditë të ofrohen me çmime më të volitshme për qytetarët, pasi rritja e kamatave e vështirëson jetën ekonomike dhe sociale.

“Sektori bankar duhet që të zhvillohet konkurrenca në mënyrë që të zhvillohet dhe të jepen kreditë me çmime konkurruese dhe më të volitshme për qytetaret/ klientelën, nëse vazhdon me rritjen e kamatave jeta ekonomike dhe sociale vështirësohet edhe më shumë dhe bwhet e pa përballueshme”, tha ai.

Ai shtoi se me këto kamata, bizneset nuk mund të zhvillohen, pasi norma më të ulëta janë të domosdoshme për sipërmarrësit. 

Të tjera

Showbiz

Olta Gixhari mahnit me paraqitjen e saj të fundit

Olta Gixhari ka rrembyer zemrat e

Aktuale

Mbërrin në detin e Kroacisë luftanija më e madhe në botë

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford,