Reshje lokale shiu që paraqiten gjatë natës, vijojnë dhe mëngjesin e ditës së shtunë. Nga mesdita do të ketë edhe intervale me diell, ndërkohë që zhvillohen vranësira vertikale që japin kushte për rrebeshe shiu e bubullima orëve të pasdites.
Më vonë në mbrëmje mund të shpërndahen vranësirat për intervale kthjellimesh. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare verilindore 4-8m/s. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 17C e 20C, e ato minimale pa ndonjë ndryshim zbresin në 10C e 12C.
Rrebeshe shiu po parashihen edhe ditën e diel, orëve të pasdites, porse nuk mungojnë intervale me diell. Nga dita e hënë vranësirat shpërndahen, e po shfaqen kushte të motit më stabil, me kthjellime e intervale më të gjata me diell nga dita e martë. Temperaturat zbresin deri në 16C e 18C, nga dita e mërkurë shënojnë rritje deri në 20C e 22C. Minimalet në ndërkohë mund të zbresin deri në 3C e 4C, nën kushte të motit më të kthjellët. Erërat ndryshojnë drejtimin e frynë nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-11m/s.
Qarkullimi më i mirë ajror që po parashihet sidomos nga dita e diel, do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e ajrit. Indeksi në përgjithësi gjatë kësaj fundjave do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira./MendimipërMotin/



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite