Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është raportuar dje, në fshatin Llozicë të komunës së Malishevës, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë fizike dhe psikike të përsëritur.
Sinjali mëson se viktima është M.GJ, 27 vjeçare, e cila ka deklaruar para Policisë se bashkëshorti i saj, Bledar Dobruna, 28 vjeçar, e ka keqtrajtuar në vazhdimësi, ndërsa incidenti i fundit ndodhi pikërisht atë ditë, kur pas një mosmarrëveshjeje verbale, ai e sulmoi fizikisht duke e goditur me grushta në regjionin e kokës dhe të shpinës.
Pas denoncimit, viktima është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar dhe më pas është dërguar për kontroll mjekësor. Me pëlqimin e saj deklarativ, ajo është strehuar te prindërit në fshatin S. bashkë me dy fëmijët e saj.
Nga ana tjetër, i dyshuari është larguar nga vendbanimi dhe ndodhet në arrati. Policia nuk ka arritur të sigurojë prezencën e tij në momentin e raportimit të rastit.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, është iniciuar procedurë penale për “Dhunë në familje”, dhe sapo të lokalizohet i dyshuari, ai do të intervistohet dhe ndalohet për 48 orë.
Rasti po trajtohet nga Stacioni Policor i Malishevës në koordinim me Prokurorinë Themelore.



Të tjera
Lajme Opinione
“Kosova pa rrymë dhe pa ujë”, Hamiti: Kosova jo që nuk doli prej demagogjisë së Kurtit, por u rikurthua me votë
Anëtari i Kryesisë së LDK-së,
Aktuale
Rinumërimi i votave vazhdon, këto janë përditësimet e fundit të KQZ-së
Në Qendrën e Numërimit dhe
Lajme
Edhe Abdixhiku takon të dërguarin e BE-së: Bashkimi Evropian të vazhdojë angazhimin dhe mbështetjen për Kosovën
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku,