Mbrëmë në Gjilan dyshohet se shtatë persona janë përleshur fizikisht mes vete.
Sipas policisë, në këtë rrahje janë përdorë edhe thikat, me ç’rast të gjithë kanë pësuar lëndime trupore. Dy nga ta janë dërguar në QKUK në Prishtinë për mjekim, për shkak të gjendjes së rëndë.
Ndërsa, pesë të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i PK:
VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Lulishtja, Gjilan 28.02.2026-22:40. Raportohet se shtatë të dyshuar m/k janë përleshur fizikisht në mes vete, me ç’rast kanë përdor edhe mjete të mprehta-thika. Si pasoj, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor pesë janë liruar ndërsa dy të tjerët si pasoj e lëndimeve të rënda nga spitali i Gjilanit janë transportuar në QKUK Prishtinë. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar ne mbajtje.



Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Ne po e dobësojmë regjimin për t’u dhënë iranianëve një shans ta rrëzojnë atë
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu reagoi të
Lajme Opinione
Deputeti i VV-së i quan të gërrditshëm Vjosa Osmanin dhe Haxhi Avdylin
Deputeti i VV-së, Fatos Geci, ka
Aktuale
BE do që për kompromiset e Kurtit të mos bëhet zhurmë, PDK’së ia kujtuan që dikur ishte konstruktive
Pak ditë më parë, më saktësisht