Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, në një intervistë në FRONTAL të T7, ka folur për provokimet në qendrën e paraburgimit në Hagë nga rojet e burgut. Haradinaj ka thënë se ka pasur tendenca provokimi, por jo nga të gjithë.
Ai ka treguar një rast me Rexhep Selimin, kur roja qëllimshëm ka dashur t’ia ndërprente pikturimin, edhe pse drejtori i burgut i kishte dhënë leje.
“Ka pasë tendenca disa kanë provoku me shku na në konflikt fizik. Por na nuk i kem ik asaj. Sa jam kanë unë, s’ka derivu atje sa me pasë goditje. Roja e ka provoku Rexhep selimin tu ia ndërpre pikturimin, pasi drejtori i kishte dhënë leje. Dikur Rexha lëshoi pe, që mos me ardhë deri te konflikti”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka folur edhe për një roje burgu të Speciales, që ka dalë pastaj Prokuror në Gjykatë kundër Thaçit dhe të tjerëve. Haradinaj ka thënë se nëse do ta kishin ditur, me të njëjtin do të ishin konfrontuar fizikisht në rast të provokimeve.
“Kanë provoku. Jo të gjithë. Na me e pasë ditë që del prokuror, ai ishte rreh aty sikur kali”, ka thënë Haradinaj në FRONTAL



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga