Rifillon numërimi i votave për deputetë, këta janë kandidatët më të votuar

 

 

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë të legjislaturës së dhjetë po shkon drejt fundit.

Deri më tani janë numëruar 2 mijë e 11 vendvotime nga 2 mijë e 557 sa janë gjithsej, apo përkthyer në përqindje, janë numëruar 78,6 përqind e votave.

Numërimi ka rifilluar sot në orën 16:00 pas një pauze që filloi dje për shkak të festave të fundvitit.

“Të enjten (1 janar 2026, ora 16:00) në 11 komuna ka rifilluar procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë. ⁠Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat ka rifilluar procesi, u takojnë këtyre komunave: Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj, dhe Suharekë. ⁠Numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është mbi 2,009 nga 2,557 vendvotime apo më shumë se 78.57%”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Nga votat e numëruara deri më tani, këta janë kandidatët që po ju prijnë listave të partive me më së shumti vota.

Lëvizja Vetëvendosje

Albin Kurti 274,060 vota

Glauk Konjufca 213,385 vota

Albulena Haxhiu 112,199 vota

Hekuran Murati 110, 841 vota

Donika Gërvalla 99,995 vota

Partia Demokratike e Kosovës

Bedri Hamza 126,375 vota

Arian Tahiri 57,656 vota

Përparim Gruda 53,700 vota

Uran Ismaili 42,444 vota

Sala Jashari 39,484 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës

Lumir Abdixhiku 61,465 vota

Hykmete Bajrami 38,689 vota

Ukë Rugova 33,926 vota

Avdullah Hoti 31,025 vota

Doarsa Kica Xhelili 29,975 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Ramush Haradinaj 32,335 vota

Daut Haradinaj 19,476 vota

Besnik Tahiri 19,124 vota

Bekë Berisha 13,979 vota

Agim Ceku 12,985 vota

Të tjera