Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilia Rexhepi thotë se pozita e saj në Parlament është legjitimuar nga Kushtetuta e Kosovës dhe në pajtim me rregulloren e punës së institucionit.
Rexhepi tha se verdiktin për zgjedhjen e saj si nënkryetare, e dha vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
“Kuvendi duhet të konstituohet dhe të hapim rrugën drejt themelimit të qeverisë së re. Konsideroj se ka kaluar shumë kohë dhe Gjykata Kushtetuese na ka detyruar që në afat të shkurtër kohor të votojmë për nënkryetarin që vjen nga komuniteti serb”, u shpreh ajo në Klan Kosova.
Ndryshe, nesër Kuvendi do të mblidhet me fillim nga ora 10:00, për të vazhduar me seancën konstituive rreth zgjedhjes së nënkryetarit serb dhe konstituimit të tij.



Të tjera
Lajme Showbiz
Asistentja ia ngrit fustanin Luana Vjollcës, i zbulohen pjesë intime
Luana Vjollca po vazhdon të shijojë
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka