Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha, ka bërë të ditur se kjo parti do të vazhdojë me Albulena Haxhiun si kandidate për kryeparlamentare edhe në tri seancat e radhës, pas aktgjykimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive.
I pyetur në emisionin “Mesditë” në Tëvë1 se cili do të jetë veprimi i tyre nëse Haxhiu nuk merr votat e mjaftueshme pas tri përpjekjeve ai ka thënë se për këtë do të vendoset në kryesi dhe Grupin parlamentar.
“E kemi Albulena Haxhiun sepse bashkë me partnerët tanë e kemi vendosë, sepse është gruaja më e votuar në Kosovës dhe është e drejtë e jona propozimi. Konstituimi i kuvendit do të ishte akt solem dhe këta po dëshirojnë që të mos ketë qeveri Kurti, mirëpo po harrojnë, qeveri Kurti do të ketë, sepse qytetarët po e dëshirojnë këtë. Ne do të shkojmë me znj. Haxhiu dhe pastaj do të mblidhemi si kryesi, si Grup parlamentar ku do të diskutojmë për hapat e mëtutjeshëm”, ka thënë Rexha
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që një kandidat për kryetar të kuvendit nuk mund të votohet mbi tri herë dhe se votimi duhet të bëhet në mënyrë të hapur.
Ende nuk dihet se kur të mbahet seanca e parë pas këtij aktgjykimi, pasi i njëjti ende nuk është publikuar nga Gjykata Kushtetuese dhe nuk ka hyrë në fuqi



Të tjera
Aktuale
Martens, Osmanit: Kam raportuar për oligarkët rusë, kriminelët serbë të luftës, e s’jam paditur kurrë…
Gazetari i FAZ, Michael Martens, thotë
Aktuale
“Gjasat më të mëdha për tu zgjedhë president i ka Abdixhiku – Kurtit nuk i konvenon Osmani
Analisti Nexhmendin Spahiu tha në Pressing
Aktuale
VV në mbrojtje të shkeljes që bëri, sulmon Kushtetuesen
Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës