Reshje shiu apo edhe bore në zona më të larta, kohë pas kohe vazhdojnë gjatë natës, kryesisht të intensitetit të dobët.
Orëve të hershme të mëngjesit të ditës së shtunë pushojnë. Kalojnë ende vranësira, derisa nga Dukagjini pritet të ketë më shpesh intervale me diell. Temperaturat minimale zbresin në 1C e 4C, ndërsa ato maksimale shënojnë rritje deri në 8C e 13C. Frynë erë e lehtë nga perëndimi 1-4m/s.
Ditën e diel fillimisht po parashihen më shpesh intervale me diell, e temperaturat shënojnë rritje të shpejtë deri në 15C e 18C.
Më vonë vranësirat sërish shtohen, e priten të reshura shiu, që vazhdojnë mëngjesin e ditën e së hënë, kur temperaturat zbresin në 10C.
Mot paksa jostabil mbetet edhe të martën e mërkurën, ku kalojnë vranësira kohë pas kohe e shfaqen mundësi për të reshura të dobëta shiu. Temperaturat maksimale shënojnë rritje në 12C e 15C; derisa ato minimale luhaten ndërmjet 4C e 6C.
Të dielën përkohësisht erëra frynë nga krahu jugor të lehta dhe mesatare 3-6m/s, ndërsa prej së hënës sërish veriore e veriperëndimore, 4-9m/s.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet