Numri i përfituesve nga disa skema pensionale dhe të mirëqenies sociale ka pësuar rënie në muajin shtator 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare, rënia më e theksuar është shënuar te përfituesit e pensioneve invalidore të punës, ku numri ka rënë për -26,8%, krahasuar me shtatorin e vitit 2024.
Kështu thuhet në raportin e publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ku theksohet se përveç kësaj skeme, rënie është regjistruar edhe në këto kategori pensionet e Trepçës: -19,7%, skema e ndihmës sociale: -12,1%, pensionet familjare: -10,7%, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës: -2,2%, pensionet kontribut-pagues të moshës: -1,7% dhe veteranët e luftës: -0,7%
Megjithatë, në disa skema të tjera është vërejtur rritje e numrit të përfituesve. Kategoritë me rritje më të madhe përfshijnë pensionet për persona paraplegjikë dhe tetraplegjikë: +9,0%, përkrahja financiare për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara: +8,5%, pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës: +8,2%, pensionet bazike të moshës: +6,7%, kompensimi për punëtorët e arsimit të viteve ’90: +4,9%, pensionet për persona me aftësi të kufizuara: +4,0, kompensimi për personat e verbër: +1,9%, pensionet e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK): +1,3%.
Këto të dhëna pasqyrojnë një dinamikë të ndryshueshme të përfitimeve sociale në vend, me ulje të përfituesve në disa skema tradicionale dhe rritje në skemat që adresojnë nevoja specifike, sidomos për personat me aftësi të kufizuara.
Të tjera
Aktuale
Rënie dramatike e pensioneve invalidore në Kosovë, 26.8% më pak përfitues
Numri i përfituesve nga disa skema
Showbiz
Olta Gixhari mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Olta Gixhari ka rrembyer zemrat e
Aktuale
Mbërrin në detin e Kroacisë luftanija më e madhe në botë
Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford,