“Regjia, ndërprite!” – opozita e deritanishme kritikon drejtimin e seancës, Dehari ua ndërpren mikrofonët

 

Seanca e 46-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish.

Në fillim të saj pati përplasje mes kryesuesit të seancës Avni Dehari dhe  përfaqësuesve të partive politike

 

Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), gjatë fjalës së tij në foltore u ndërpre nga Dehari pas përpjekjes për të sqaruar një çështje procedural.

“Faleminderit për fjalën, do të propozoj në emër të PDK-së. Por mbahuni 10 sekonda sa të bëj një sqarim, jemi në seancën e 46-të dhe qytetarët presin të japim zgjidhje”, tha Gruda.

Dehari e ndërpreu menjëherë duke kërkuar ndërhyrjen e regjisë: “Propozoni ose të ndërpritet fjala. Regjia, ta ndërpresë. Nëse ke propozim, urdhëro.”

Gruda tentoi të vijojë duke përmendur një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, por fjalimi iu ndërpre.

“E kam aktgjykimin ku thuhet se seancat duhet të drejtohen sipas praktikave të deritashme”, tha ai, por Dehari u përgjigj shkurt: “Nuk ka nevojë…”

Të njëjtën trajtim e përjetoi edhe Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i cili u përpoq të japë një propozim për rrjedhën e mëtejme të seancës.

“Unë e kam një propozim që ti të kërkosh ose të propozohet emri për kryetar të Kuvendit dhe të vazhdojmë me procedurë të rregullt e të kthehemi në praktikat parlamentare”, tha Zemaj.

Edhe ai u ndërpre menjëherë me kërkesën e Deharit drejtuar regjisë për t’i mbyllur mikrofonin.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj tha se partia e saj ka bërë propozimin për dhe nuk e ndryshon qëndrimin.

“Ne e kemi propozu kandidatin, nuk e ndryshojmë, por kryesues, kthehu në agjendë”, u shpreh Kadrijaj.

Edhe ajo u përball me të njëjtin reagim nga Dehari: “Regjia, të ndërpritet mikrofoni ju lutem.”

Mungesa e dakordimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe mënyrës së votimit ka prodhuar një ngërç institucional që po thellohet dita-ditës.

Në mungesë të një zgjidhjeje, Kuvendi mbetet i pakonstituuar dhe procesi demokratik i paralizuar.

 

Të tjera

Sport

Distria e artë – Ia siguron Kosovës medaljen në Kroaci

Vajzat xhudiste të Kosovës as këtë

Aktuale

Nuk ka rivotim në Mitrovicë të Jugut, PZAP-ja refuzon ankesën e PDK-së

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Aktuale

Temperatura deri në 17C në fundjavë

Përgjatë fundjave po parashihet të mbretëroj