Tre persona kanë përfunduar në prangat e Policisë pas rastit të vdekjes së dyshimtë, mbrëmë në Prizren, ku humbi jetën një 24-vjeçar.
Klankosova merr vesh se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të njëjtit u ndaluan për 48 orë, nën dyshimin për shitje të paatuorizuar të armëve.
Arrestimi i tyre erdhi pasi vdiq i riu, që dyshohet se e pësoi nga një armë zjarri ilegale.
Ndaj të dyshuarve është iniciuar hetimi, në drejtim të veprës penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që në kundërshtim të ligjit të zbatueshëm në lidhje me armët apo materiet plasëse, importon, eksporton, blen, furnizon, transporton, prodhon, këmben, ndërmjetëson ose shet armë apo materie plasëse, dënohet me gjobë deri 7.500 euro dhe me burgim prej një deri në tetë vjet.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite