Gjetja e një foshnje të porsalindur pa shenja jete në një deponi mbeturinash në fshatin Butovc, sa tmerroi opinionin publik po aq edhe ngriti pyetje, për të cilat pritet të përgjigjen organet e rendit.
Por në raste si ky, tregohet nevoja për një Sistem Informativ Shëndetësor i cili sipas njohësve të fushës, do t’ua lehtësonte punën organeve të rendit.
“Po të kishim sistem informativ shëndetësor shumë lehtë do ta dinim që cilës nënë po i mungon fëmiu. Ky rast ëahtë identifikuar nga një kalimtar por ne muk e dimë se çka ndodhë me raste të kësaj natyre. Për shembull institucionet private mund të bëjnë aporte siç ishte rasti në Drenas ku mund të mos raportohen dhe kjo shkakton një shqetësim. Në SISH, çdo lindje çdo kontrollë evidentohet dhe do ta dinim. SISH ka arsye plot se pse s’po bëhet por dëmet janë të mëdha, është ajo ABC-ja mbi të cilën ndërtohet një sistem normal shëndetësor. Ka mungesë të vullnetit politik që nuk po e vendos si prioritet këtë gjë të tillë. Moskoordinimi institucional, SISH shkon përtej saj. Ka kapacitete të kufizuara teknike dhe njerëzore, shtrirja e rrjetit dhe nuk i kemi njerëzit e gatshëm me punu në të. Dhe tjetra, frika nga transparenca dhe llogaridhënia”, ka deklaruar Besim Kodra, Drejtues i Shoqatës së Pacientëve.
Të njëzëri janë edhe ish-drejtues të Qendrave për Punë Sociale të cilët thonë se do të evidentoheshin edhe rastet në klinika private.
“Për të gjitha pikëpyetjet, mund të gjindet një rrugë që të shpien deri tek arsyeja. Gjendja fizike e një personi shtatzënë ndryshon dhe një shtatzënë nuk mundet të qëndroj brenda katër mureve për tërë atë kohë. Lindjen e ka kryer dikun, në institucion shtetëror, privat apo shtëpi. Kosova ka problem të madh, nuk i funksionon SISh ku kanë mundur të realizohen kontrollohen dhe pastaj shumë lehtë të hyhet në evidencë”, ka deklaruar Vehbi Mujku, Ish-drejtor i Qendrës për punë sociale.
Në një përgjigje gjatë këtij viti, MSH kishte deklaruar për televizionin se negociuar marrëveshja me Bankën Botërore për financimin e SISh-it, por kjo marrëveshje nuk ka kaluar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, veprim pas së cilit do të niste puna për funksionalizimin e tij. /RTVDukagjini



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite