Nenad Rashiq, ministër në detyrë në Qeverinë në detyrë Kurti II, ka dalë kundër vendimit të Qeverisë dhe Gjykatës Themelore të Prishtinës të cilët i anuluan Komunës së Graçanicës vendimit për mbulimin e hapësirave publike me flamuj serbë për festën serbe të “Vidovdanit” pavarësisht se ajo nuk është Festë Zyrtare në Republikë të Kosovës.,
Gazetari Lirim Mehmetaj rikujtoi se si Albin Kurti kishte prishur koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe shkarkuar Agim Veliun nga posti i ministrit veçpse kishte shprehur një mendim ndryshe.
Postimi i Mehmetajt:
Urime Vidovdani o Albin Struja
Albin Kurti e ka pas shkarku Agim Veliun, prish koalicionin me LDK-në dhe lënë Kosovën pa qeveri në mes të pandemisë, vetëm se ka pas thënë që Veliu ka dal me propozim ndryshe nga qeveria dhe kjo për Kurtin ishte e papranueshme.
“Nuk mund të dal ministri me propozim tjetër dhe të vazhdojë të jetë ministër”, ka pas thënë Kurti, duke arsyetuar pse shkaktoi krizën më të madhe politike në kohën kur bota po dridhej nga pandemia që pak kush e kuptonte.
Ja tani, jo me propozim, por ministri i tij del në kundërshtim të plotë me Qeverinë, ama për Nenad Rashiçin Kurti ka veçse lëvdata e fjalë miradije.
Me gjasë Kurtit fillimisht i pengon tjetri veç pse është shqiptar, të tjerat janë arsyetime më pas.
Nesër, po ju desh, ky prapë e shkarkon dikë tjetër me arsyetimin e njëjtë dhe prapë ndonjë ministër serb e mbron. Sikur pati bërë me Rakiçin e Listës Serbe.
Ai rrinte e organizonte barrikadat në Veri, Kurti thoshte se po bën punë të mirë duke e menaxhuar situatën e s’po e lë të eskalojë.



Të tjera
Lajme Showbiz
Hoxha Ahmet Kalaja tregon se çka mund të hahet Ramazan dhe nuk e prish agjërimin
Hoxha Ahmet Kalaja njihet si një
Lajme
Ky është polici shqiptar që u kap nga Dogana e Kosovës me 1 milion euro në Merdare
Drejtoria e standardeve profesionale në policinë
Aktuale
SHSKUK liron nga pagesa përcjellësit e pacientëve në Klinikën e Pediatrisë dhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve
Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton