Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, ku ende nuk është zgjedhur asnjë nënkryetar nga radhët e Listës Serbe.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Kuvendi të konstituohet plotësisht brenda 12 ditësh, përfshirë zgjedhjen e nënkryetarit nga komunitetet jo-shumicë, siç parashihet me Kushtetutë.
Por Rashiq ka shprehur rezerva ndaj qartësisë së këtij vendimi, veçanërisht për sa i përket mundësisë së kandidimit nga ndonjë subjekt tjetër përveç Listës Serbe.
“Ky aktvendim i Gjykatës Kushtetuese nuk është krejt i kompletuar. Nuk e kam parë që është krejt i qartë, në veçanti për Listën Serbe, sepse nuk ceket në asnjë vend a do të mundësohet ose jo një kandidim tjetër përveç listës më të madhe, që është Lista Serbe”, deklaroi Rashiq, në Tëvë1
I pyetur nëse do të propozohet sërish për postin e nënkryetarit të Kuvendit dhe nëse do të mund t’i sigurojë votat e nevojshme, ai shprehu skepticizëm.
“Sinqerisht, nuk e di a do t’i marr ato pesë votat. Kësaj here nuk kam shpresë”, tha ai.
Rashiq foli edhe për mosvotimin e tij në seancën e kaluar, duke theksuar se një veprim i tillë nuk përbën shkelje të Kushtetutës.
“Unë, siç e kam pasur argumentin edhe më herët, besoj që votimi i tillë nuk është kundër Kushtetutës. Edhe ky vendim i Gjykatës nuk thotë që ka qenë kundër Kushtetutës. Nuk hyj në detaje nëse ka qenë kundër rregullave për ndarjen, por një votim i tillë nuk është i paligjshëm”, theksoi ai.
Në fund, Rashiq nuk e përjashtoi mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, duke deklaruar:
“Unë mendoj 80% është e sigurt që do të shkojmë në zgjedhje”, përfundoi ai.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet