Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Raashiq, pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani, në lidhje me mundësitë për zhbllokimin në Kuvend, tha se në rrethanat që janë sot nuk pret të ndodh kosntutimi brenda afatit 30 ditësh të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.
“Konsideroj se ishte një takim shumë konstruktiv me presidenten. Ishte një analizim i opsioneve, të cilat eventualisht do të vijnë me skadimin e afatit 30 ditësh, i cili, sipas meje, ka një potencial të komplikimit të mëtejshëm të situatës, për çka nuk është askush. Megjithatë, duhet të konstituohet që ta zgjidhim deri në skadim të afatit, sepse një skadim i tillë do të komplikonte situatën politike.
“Më vjen një përgjegjësi, po më vjen marre që jemi si politikanë e si deputetë se çfarë imazhi bëjmë, jo vetëm para qytetarëve, por edhe para opionit evropian. Hajde të përpiqemi edhe më shumë a zgjidhim problemin. Në rrethanat që janë sot nuk pres të ndodhë konstituimi brenda afatit 30 ditësh”, tha Rashiq./EO/
Të tjera
Aktuale
Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri
Marrëveshja e lëvizjes së lirë në
Aktuale
Covey: Nuk i kam dokumentuar krimet që pretendohet se janë kryer nga anëtarë të UÇK-së
Dëshmitari James Peter Covey ka deklaruar
Aktuale
Kusari-Lila tregon nëse VV e voton kandidatin e Listës Serbe për nënkryetar
Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila thotë