Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që brenda kësaj jave të shpallë datën zyrtare për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Pavarësisht se data ende nuk është zyrtarizuar, burimet e FrontOnline thonë se zgjedhjet për Komuna pritet të mbahen më 19 ose 26 tetor të këtij viti.
Partitë politike kanë nisur tashmë përgatitjet dhe kanë filluar të konfirmojnë kandidatët e tyre për disa nga komunat më të mëdha dhe më strategjike në vend.
Në Prishtinë, gara për kryetar komune pritet të jetë e ashpër, ku Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të rikandidojë me Perparim Ramën. Në Gjilan, gjithashtu pritet një garë interesante mes kandidatit të LDK-së, Arber Ismaili, dhe kandidatit aktual nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Alban Hyseni. Edhe në Podujevë, ku aktualisht udhëheq Shpejtim Bulliqi nga LVV, pritet një përballje me kandidatin e LDK-së, Ekrem Hyseni.
Në Malishevë, Nisma Socialdemokrate do të garojë me Ekrem Kastratin, ndërsa në Deçan, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bashkim Ramosaj, do të përballet me dy kundërshtarë: Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate (PSD) dhe Shkumbin Demalijaj nga Iniciativa e Deçanit, një ish-deputet i AAK-së. Në Klinë, kryetari aktual Zenun Elezaj nga AAK do të kërkojë një tjetër mandat, ndërkohë që flitet se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mund të garojë me Sokol Bashotën.
Ndërsa për Mitrovicën dhe Ferizajn ende nuk janë konfirmuar emrat e kandidatëve, në disa komuna të tjera situata tashmë është më e qartë. Në Pejë, LDK-ja do të garojë me Gazmend Muhaxherin, ndërsa në Lipjan me Imri Ahmetin – dy kryetarë aktualë që kërkojnë edhe një mandat të ri.
Pritet që në ditët në vijim, përveç shpalljes së datës nga Presidentja Osmani, partitë politike të zyrtarizojnë edhe emra të tjerë dhe të nisin fushatën joformale në terren.



Të tjera
Lajme
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Importet e gazit të Irakut nga
Lajme
Rrjeti i fajdes në Prizren: 700 mijë euro dëm, Policia shpall në kërkim këta persona
Policia e Kosovës, ka shpallur në
Aktuale
EWB: Draft-raportet e PE për Kosovën dhe Serbinë theksojnë krizat politike në të dyja vendet
Draft-raportet mbi Kosovën dhe Serbinë iu